Filmi Babai ka filluar shfaqjen në kinematë gjermane
Berlin, 7 mars - Pas sukseseve të shumta që pati filmi Babai me skenar dhe regji nga Visar Morina, ky film ka filluar shfaqjen e tij në kinematë gjermane prej datës 5 Mars duke u bërë kështu filmi i parë kosovar i cili distribuohet në kinematë gjermane.
Filmi Babai ka filluar shfaqjen në Köln të Gjermanisë dhe vazhdon në Berlin, Münster, Hannover për të përfunduar shfaqjen në Düsseldorf.
Të pranishëm në shfaqjet e filmit do të jenë: regjisori, Visar Morina dhe protagonistët e filmit Astrit Kabashi dhe Val Maloku.
Ky është orari i shfaqjeve të filmit për të gjithë ata që jetojnë në Gjermani:
Adenauer Stiftung ne BERLIN me 07.03.2016 ne ora 18:00,
Cinema ne MÜNSTER me 08.03.2016 ne ora 19:00,
Kino im Künstlerhaus ne HANNOVER me 09.03.2016 ne ora 20:15 dhe
Bambi ne DÜSSELDORF me 10.03.2016 ne ora 19:00
\'Babai\' flet për Norin (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.
Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për tu ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.