Filmi AJO i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në OSCAR
Në këtë festival të rëndësishëm çdo vit konkurojnë 2000 filma prej të cilëve nëntë përzgjedhen finalist të festivalit.
Filmat finalist shfaqen për një javë në kinema në Los Angeles dhe fitojnë të drejtën e konkurimit në Oscar.
Filmi Ajo me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.
Ne filmin Ajo luajn: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy film te cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story.