Filmi 12 Years a Slave, shpallet filmi më i mirë
Londër, 18 shkurt - Filmi 12 Years a Slave, 12 vjet skllav, historia e vërtetë e një afrikano-amerikani të lirë në shekullin e 19-të, që u rrëmbye dhe u mbajt në skllavëri në jugun e Shteteve të Bashkuata, u shpall dje si filmi më i mirë në ceremoninë e Çmimeve të Akademisë Britanike të Kinematografisë.
Aktori britanik Chiwetel Ejiofor që interpretoi personazhin kryesor Solomon Northrup, fitoi çmimin si aktori më i mirë.
Filmi Gravity, Graviteti fitoi gjashtë çmime, përfshirë atë për regjisorin më të mirë për Alfonso Cuaron. Gravity fitoi edhe çmimin si filmi më i mirë britanik, megjithëse regjisori është meksikan dhe aktorët e tij janë amerikanë.
Cate Blachett fitoi si aktorja më e mirë për rolin e saj në komedinë dramatike të Woody Allen, Blue Jasmine, Jasemini blu.
Aktori pak i njohur Barkhad Abdo fitoi si aktori më i mirë joprotagonist në rolin e një pirati somalez në filmin Captain Phillips, Kapiteni Phillips, ndërsa Jennifer Lawrence u nderua si aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në filmin American Hustle