23 Dhjetor 2024

Filmat më të mirë të fundvitit

Hollywood, 28 dhjetor - Disa nga filmat më të mirë të vitit shfaqen në kinema gjatë muajit dhjetor. Shumë prej tyre do të konkurrojnë për çmimet Oscar vitin e ardhshëm. 

Një nga filmat për të cilët flitet më shumë është filmi psikologjik për botën a baletit, i titulluar “Black Swan” apo “Mjellma e Zezë”. Natalie Portman luan rolin e një vajze të quajtur Nina Sayers e cila është balerinë për një trupë njujorkeze baleti.

Ajo caktohet në rolin kryesor në baletin e njohur “Liqeni i Mjellmave”. Por asaj i duhet të luaj dy role – Mjellmën e Bardhë dhe të pafajshme dhe Mjellmën e Zezë shpirtkeqe. Drejtori i kompanisë së baletit, të cilin e luan aktori francez Vincent Cassel, nuk është i sigurt nëse ajo mund t’i luajë të dy rolet.

Nina punon shumë për ta kënaqur drejtorin e baletit. Ajo bëhet balerinë shumë e mirë, por përjeton probleme të mëdha emocionale. Mila Kunis luan rolin e Lilit, një balerinë që konkuron për rolin kryesor në balet.

Shumë kritikë e kanë vlerësuar interpretimin e Natalie Portman dhe parashikojnë se ajo do të jetë kandidate për çmimet e Akademisë.  Darren Aronofsky është regjizor i filmit “Black Swan.” Ai thotë se filmi tregon se sa i vështirë është profesioni i balerinës, por tregon edhe bukurinë e këtij arti.

Skenaristi dhe regjizori i nderuar me çmimin Oskar Paul Haggis i hedh një vështrim gjërave që një bashkëshort arrin të bëjë për hir të dashurisë në filmin e tij të fundit, “The Next Three Days” apo “Tre Ditët e Ardhshme”.

Në këtë dramë me temën e krimit interpretojne aktorët Russell Crowe dhe Elizabeth Banks. Ky film është versioni amerikan i thrillerit francez të 2008-ës të titulluar “Pour Elle” apo “Për Atë”. Filmi tregon historinë e një mësuesi që bën një plan për ta ndihmuar gruan e tij të arratiset nga burgu.

 Russell Crowe luan rolin e John Brennan, një profesor universiteti. Ai dhe djali  i vogël tronditen kur gruaja e tij Lara arrestohet. Ajo akuzohet se ka vrarë shefin e saj. Ajo gjykohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm. John nuk pranon ta besojë se Lara është fajtore. Ai apelon, por nuk arrin ta lirojë atë.

 Pas përpjekjes së Larës për të vrarë veten, John bën një plan për ta ndihmuar atë të arratiset tre ditë para se të transferohet në një burg të sigurisë së lartë. John asnjëherë nuk e vë në pikëpyetje pafajësinë e Larës.

Në filmin “127 Hours” apo “127 Orë” tregohet  historia e vërtetë e alpinistit Aron Ralston, i cili gati vdes gjatë aventurës së tij. Kritikët e kanë vlerësuar atë si një nga filmat më të mirë të vitit. James Franco intrepreton ne rolin e Aron Ralston, i cili ngec ndersa ngjitje në një grykë mali në vitin 2003.

26-vjeçari kishte shkuar per alpinizën në shtetin Utah, kur rrëshqiti në një grykë dhe krahu i ngeci në një të çarë. Aron Ralston nuk mund të lëvizte. Shanset e tij per të mbijetuar ishin të pakta, meqenëse ai nuk i kishte treguar askujt se do të shkonte për alpinizëm.

 Aron Ralston kaloi 127 orë vetëm. Pas pesë ditësh, ai vendosi të priste krahun e vet me një thikë të vogël të pamprehur dhe doli nga gryka ku kishte ngecur.

Regjizori Danny Boyle tregon orët që Aron Ralston kaloi në kushte teper te renda, në përpjekje për të mbijetuar. Regjizori Danny Boyle thotë se filmi tregon shumë më tepër se sa thjesht dëshirën për të mbijetuar.

Komedia “Morning Glory” flet per punën e përditshme të një emision  televiziv per lajmet e mëngjesit.

 Rachel McAdams luan rolin e Becky Fullerit, një regjizore e re dhe energjike. Ajo humb vendin e punës në një stacion televiziv. Pastaj gjen punë tek Daybreak, programi televiziv me vlerësimet më të dobëta.

Becky përpiqet ta përmirësojë programin dhe të rrisë audiencën. Filmi vë në lojë luftën që zhvillohet në të vërtetë mes botës së lajmeve dhe zbavitjes në programet televizive amerikane të mëngjesit.

Së fundi, shumë kritikë po vlerësojnë filmin historik “The King’s Speech” apo “Fjalimi i Mbretit” i cili mund të jetë kandidat për çmimet e Akademisë. Filmi tregon historinë e  Mbretit Xhorxh i Gjashti i Britanisë, i cili arriti të tejkalonte vështirësitë e mbajtjes së një fjalimi, me synimin për t’i dhënë shpresë vendit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Helena Bonham Carter luan rolin e mbretëreshës, ndërsa fituesi i Cmimit Oskar, Geoffrey Rush interpreton ne rolin e mjekut te mbretit Xhorxh. Regjizor është Tom Hopper.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)