Film i ri për Merilin Monronë del së shpejti në kinema
Holllywood, 8 nëntor - Një film i ri për Merilin Monronë. Është fjala për filmin \"My week with Marylin\". Rolin kryesor, atë të legjendës së Hollywoodit, e interpreton aktorja Mishel Uilliams.
Aktorja thotë se gjatë xhirimit të filmit ajo e mbyllte çdo ditë duke qarë, ngaqë i përjetonte me emocione të thella momentet e vështira të jetës së aktores, e cila u gjend e vdekur në vitin 1962, në moshën 36 vjeçare, nga një mbidozë ilaçesh.
My week with Marylin u shfaq fillimisht gjatë fundjavës në kinemanë Kodak të Hollivudit dhe do të fillojë të shfaqet për publikun amerikan më 23 nëntor.