04 Janar 2025

Filluan xhirimet e filmit ‘Gjumë dhe Dashuri’

Prishtinë, 3 tetor - Filmi ‘Gjumë dhe Dashuri’ me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti, me producent Valon Bujupi, ka filluar xhirimet të shtunen me datë 1 tetor dhe do t’i vazhdoj ato deri më 17 tetor.

Ky film flet për Astritin, i cili bën çka është e mundur për të shëruar vajzën e tij, Zanën, e cila prej muajsh ka rënë në koma si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Në momentin kur Astriti vendos ta shesë edhe shtëpinë për ta dërguar vajzën e tij jashtë vendit, mjekët zbulojnë se Zana është shtazënë.

Ky lajm e trondit Astritin.

Ai bie në konflikt me gruan e tij, në përpjekje për të zbuluar se me kënd ka mbetur shtatzënë Zana.

Astriti vihet në kërkim të babait të fëmijës së palindur e që vazhdon të rritet në barkun e vajzës e cila vazhdimisht rrin në koma.

Në rolet kryesore janë Besim Ajeti dhe Anisa Ismaili.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në kategorinë film i gjatë debutant dhe është prodhim i shtëpisë filmike ‘Gegnia Film’.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)