Fillon punimet filmi i animuar Magneti
Prishtinë, 30 mars - Filmi i animuar Magneti me skenar nga Mjellmë Doli, regji nga Arvan Berisha dhe producent Berat Hasani ka filluar punimet.
Ky animacion flet për një djalosh, i cili duket se jeton në një botë bardh e zi, botë e cila nuk i pëlqen dhe do të bëjë gjithçka që ta ndryshojë.
Në dhomën e tij duket se ka gjetur qetësinë. Shtrihet në shtratin e tij dhe mendon. Pastaj zgjohet tërheq super-makinën zvarrë nga dhoma e tij deri poshtë në dhomën e ditës ku qëndrojnë prindërit dhe motra.
Përplasja dhe zhurma që e bën Magneti nëpër shkallë nuk e largon vëmendjen e prindërve dhe motrës nga pajisjet elektronike.
Në dhomë formohet nje furtunë ngjyrash me përmbajtjen e terhequr me Magnet prej pajisjeve teknologjike.
Magneti është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2016 dhe pritet që të jetë gati për shfaqje në fund të këtij viti.