29 Dhjetor 2024

Fillon konferenca ndërkombëtare për Muze dhe Trashëgimi

Prishtinë, 6 prill - Rreth 100 muze dhe profesionistë të fushave të trashëgimisë të 13 shteteve, do të takohen sot në Prishtinë, në konferencën “Mee, See, Do” e cila do të mbahet nga 6 deri me 8 prill në ambientet e Muzeut të Kosovës.

Konferenca është organizuar nga Rrjeti i Muzeve të Ballkanit (BMN) dhe nga Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij (CHwB), në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Konferenca mbështetet nga Fondacioni Stavros Niarchos, Muzeu i Kosovës dhe Fondacioni Trashëgimi Kulturore pa kufij i Kosovës.

Mbi 350 muze dhe profesionistë të trashëgimisë nga vende të ndryshme anembanë botës kanë marrë pjesë në konferencat e mëparshme \"Mee, See, Do\", të organizuara në Sarajevë (2013), Tiranë (2014), Novi Sad (2015) dhe Shkodër (2016).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)