Fillon Java e Filmit të Diasporës
Prishtinë, 25 korrik - Sonte, nga ora 21:00 në amfiteatrin e Sheshit Zahir Pajaziti në Prishtinë, starton Java e Filmit të Diasporës shqiptare, ku do të shfaqet filmi Në tokë të huaj, me regjisor Hamdi Arifaj, bashkatdhetar yni nga Suedia.
Ministria e Diasporës, për herë të parë gjatë aktiviteteve në kuadër të Ditëve të Diasporës dhe Mërgatës, ka filluar Javën e Filmit të Diasporës, ku do të shfaqen disa nga veprat e mërgimtarëve tanë nëpër komunat e Kosovës.
Java e Filmit starton sonte, ndërsa karvani i filmit shqiptar do të vazhdojë rrugëtimin edhe në komunat e tjera përgjatë javëve në vazhdim.