29 Dhjetor 2024

Fillon fushata kundër piraterisë dhe falsifikimit

Prishtinë, 15 qershor - Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit e themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,  ka nisur nga sot fushatën informuese  dhe edukuese kundër piraterisë dhe falsifikimit, me moton  “Stop Piraterisë”.

Gjithë fushata informuese do të jetë nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që është edhe kryesuese e Task Forcës.

Fushata ka nisur me njoftimin drejtuar të gjithë personave, fizik dhe juridik, të cilët bëjnë prodhimin, shpërndarjen, shitjen fizike të materialeve, apo vendosjen në internet, të produkteve të cilat përmbajnë material që mbrohet me të drejtën e autorit, se obligohen që të pajisen me kontrata apo autorizime përkatëse nga mbajtësit e të drejtave.

Konkretisht, nga ta kërkohet që  të sigurojnë që produktet e vëna në qarkullim,  të mos jenë produkte pirate apo të shkelin të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta.

“Inspektimi i prodhuesve të produkteve që përmbajnë material që mbrohet me të drejtën e autorit, i tregut,  dhe i ueb-faqeve të internetit, do të filloj nga data 15 Gusht 2013.\"

\"Task Forca, përmes institucioneve  pjesëmarrëse në kuadër të saj, Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, do të bëjë sekuestrimin e materialëve pirate dhe mjeteve për prodhimin e tyre, pas datës 15 Gusht 2013.\"
\"Ndaj personave që dyshohet se me veprimet e tyre kanë bërë shkeljen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, do të ndërmerren masa administrative (në bazë të Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoratit të Tregut) dhe penale (në bazë të Kodit Penal)”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot në të gjitha mediet e shtypura në Kosovë.

Në njoftimin e vet, Task Forca kujton edhe masat që parashihen me legjislacioni në fuqi, për të gjithë ata që piratojnë dhe falsifikojnë.

Sipas Ligjit për të Drejtat e Autorit, nëse personi juridik në kuadër të veprimtarisë së vet ose në biznes me të tjerët, shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e përafërta, dënohet  me gjobë prej dymijë (2000) deri në dhjetëmijë (10 000) Euro.

Ndërkaq, sipas Kodit Penal, kushdo që bënë shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, dënohet me gjobë dhe/ose  me burgim nga 3 muaj deri në 8 vjet.

Sendet dhe pajisjet për prodhimin e produkteve që shkelin të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta konfiskohen.

Në takimin e vet të mbajtur para disa ditësh, Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit është pajtuar që gjatë fushatës të ketë një bashkëpunim me shoqatat kolektive për administrim të së drejtës së autorit dhe gjithë komunitetin, në mënyrë që të ketë një pasqyrë më të qartë për personat juridik dhe fizik që kanë materiale pirate dhe të falsifikuara.

Gjatë kësaj kohe, do të ketë vizita të ndryshme në terren me qëllim të njoftimit me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e së drejtës së autorit, ne veçanti me Strategjinë Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit të hartuar nga MKRS dhe miratuar në Qeveri, muaj më parë.

•    Task Forca kundër falsifikimit dhe piraterisë në fushën e të drejtës së autorit ka këtë përbërje:

    •    Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Kryesues - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit-Kryesues;

    •    Kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë-Zëvendëskryesues;

    •    Drejtori i Zyrës për Pronësi Industriale - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;

    •    Drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Ligjit- Dogana e Kosovës;

    •    Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike - Policia e Kosovës;

    •    Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike – Policia e Kosovës;

    •    Kryeshefi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar – Ministria e Drejtësisë.

•    Në takimet dhe punën e Task Forcës ftohën të marrin pjesë:

    •    Kryeshefi Ekzekutiv i Komisionit të Pavarur për Media;

    •    Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Postare dhe Elektronike dhe

    •    Institucione dhe organizata tjera të pavarura. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)