Fillon festivali ambiental "Shkenca për Ndryshim"
Festivali fillon më 22 prill - në Ditën Ndërkombëtare të Tokës dhe përfundon me datën 23 prill.
Ky Festival organizohet në kuadër të projektit Shkenca për Ndryshim në Kosovë (Science for Change in Kosovo - SfCK) që implementohet nga OJQ PIKS (Prosperity Initiative in Kosovo); e cila përgjatë dy viteve ka arritur të krijoj lëvizje ambientale të rinisë kosovare.
Planprogrami i festivalit përmban fjalime, prezantime dhe punëtori, të cilat do të udhëhiqen nga akterë aktiv në fushën e mbrojtjes së mjedisit; me fokus përmirësimin e kualitetit të ajrit.
Po ashtu, festivali do të shpërfaq detajisht projektin Science for Change; njkëkohësisht do bëjë publikimin e rezultateve të ndotjes së ajrit në 12 Komuna të Kosovës.
Parametrat e matur janë dioksidi i azotit (NO2) dhe partikulat e ndotjes (PM2.5 dhe PM10), që shkaktojnë kancere të ndryshme dhe sëmundje respiratore.
Participantët kanë mundësi të ndjekin prezantimet për punëtoritë e edukimit jo-formal ambiental, të organizuara në shkollat e mesme të ulëta në Prishtinë dhe Plemetin.
Gjithashtu do të prezantohen planet e ardhshme të kësaj lëvizje nën ombrellën e projektit \"Making Sense\".
Festivali është i hapur për të gjithë të interesuarit; detajet rreth aktiviteteve që do të zënë vend përgjatë festivalit i gjeni në agjendën e bashkëngjitur.
Festivali Shkenca për Ndryshim - Ndryshimi është në Ajër!, organizohet si rezultat i bashkëpunimit të ndërthurrtë, nga dy organizata jo-qeveritare: Iniciativa për Prosperitet në Kosovë - PIKS (me mbështetjen e MPJ-së Republikës Çeke dhe programit të UNICEF në Kosovë), si dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë - PEN (me mbështetjen e Komisionit Evropian).