28 Dhjetor 2024

Fillon edicioni i XIII i garave të muzicientëve të rinj ‘’ArsKosova 2017’’

Prishtinë, 6 qeshor - Të premten në Amfiteatrin e Bibliotekës së Re Universitare, fillon edicioni i XIII i garave të muzicientëve të rinj ‘’ArsKosova 2017’’. 

Garat do te zhvillohen gjatë tre ditëve, 9, 10 dhe 11 qershor, në instrumentet piano, violinë, violë, violonçello, kontrabas,  kitarë, flaut, klarinetë, ndërkaq sivjet hyjnë në garë edhe instrumentet: oboe, fagot, korno, trompë, trombon, solokëndim dhe muzikë dhome.

Deri më tani janë registruar rreth 90 kandidatë instrumetistë dhe solokëngëtarë nga 5 vjeç deri në 26. Kandidatët vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia e Bullgaria.

Edhe këtë vit, për herë të shtatë me radhë, kompozitori ynë i njohur Prof.Dr.Sci. Akil Mark Koci, i mbështetë dhe i stimulon talentët e rinj të Garave ArsKosova, duke ndarë dy stipendione për finalistët kosovarë dhe çmimin e kompozitorit ‘’Akil Koci’’.

Koci, i cili jeton dhe vepron në Londër, që nga viti 2005, në edicionin e  trembëdhjetë ndan tre çmime për finalistët.

Fituesi i çmimit ‘’Grand Prix’’, përpos shpërblimit me 300 euro, nga Fondacioni ArsKosova, do të fitojë poashtu të drejtën për të luajtur solo koncert me orkestrën harkore të festivalit ‘’KOSOVA KAMERFEST 2017’’, që mbahet në tetor. Përpos shpërblimeve të lartpërmendura, në finale ndahen edhe shpëblime për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Anëtarë të jurisë profesionale të garave 2017 janë: Lejla Pula, Alberta Troni, Klevis Gjergji (Shqipëri), Daniela Dikova (Bullgari) dhe Zana Badivuku Basha për piano, Vlladimir Markoviq (Serbi), Mitiades Cassaras (Greqi) dhe Driton Gaxha (Maqedoni), për instrumentet harkore, Venera Mehmetagaj-Kajtazi (Kosovë), Brunilda Keci (Shqipëri) dhe Astrit Mustafa (Kosovë) për instrumentet frymore, Merita Juniku (Kosovë), Marija Muratovska-Naumovska (Maqedoni) dhe Alma Strazimiri (Shqipëri) për solokëndim.

Gjatë ditëve që do të mbahen garat, do të mbahen edhe masterklase për nxënësit dhe studentët në Fakultetin e arteve - dega e muzikës dhe në shkollën e muzikës \"Prenkë Jakova\" në Prishtine. Masterkle do të jepen nga profesorët: Klevis Gjergji e Daniela Dikova në piano e korepetim, Miltiades Cassaras në violonçello, Vlladimir Markoviq në violinë, Driton Gaxha në violë e Marija Muratovska-Naumovska në solokëndim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)