10 Janar 2025

Fillojnë xhirimet e filmit “Home Sweet Home”

Prishtinë, 10 mars - Film i metrazhit të gjatë “Home Sweet Home” me skenar nga Zymber Kelmendi dhe me regji nga Faton Bajraktari do të filloj xhirimet nesër të cilat do të zgjasin deri në fund të muajit Qershor.

Ky film flet për Agronin i cili për disa vite ka qenë i zhdukur i luftës. Të gjithë e kanë ditur atë të vrarë gjatë një beteje. Një natë ai kthehet në shtëpi.

Ky fakt i shokon gruan dhe fëmijët e tij. Pasi binden se ai është gjallë dhe në mesin e tyre, lind një dilemë: si do t’u tregojnë të tjerëve për kthimin e tij!

Në rolin kryesor është aktori Donat Qosja.

“Home Sweet Home” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni dhe është prodhim i shtëpisë filmike “Cineproduction” me producent Trim Musliu dhe kompanisë “Arnel Production” kurse filmi pritet të përfundoj në fund të këtij viti.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)