Fillojnë punimet restauruese-konservuese në Shtëpinë e familjes Koci

Prishtinë, 27 shkurt - Pas vlerësimeve të bëra nga zyrtar të  Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kanë filluar të zbatohen punimet për ndërhyrje restauruese - konservuese në shtëpinë e familjes Koci. 
Kjo ndertese gjendet brenda Qendres Historike te Prizrenit, respektivisht ne lagjen e Potokmahalles te qytetit te Prizrenit. 
Bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, monumenti në fjalë konsiderohet të jetë ndërtuar në shekullin XIX, dhe i perket shtepive me zgjidhje të veqantë e nderuar në kat, e cila ka sherbyer dhe akoma shërben për banim. 
Formësimi hapësinor, proporcionet, organizimi i brendshëm, elementet e enterierit, trajtimi i fasadës me elemente dhe daljet në formë erkeri paraqesin tiparet kryesore artistike të kësaj ndërtese. 
Në kuadër të parcelës së familjes Koci gjendet shtëpia, oborri dhe nyja sanitare. 
Kjo ndërtesë i është nështruar procesit të restaurimit dhe konservimit në kuadër të zbatimit të programit masat preventive- intervenimet emergjente, financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.   
















