Filloi Festivali Hasi Jehon 2022
Prishtinë, 6 maj - Në Gjonaj të Hasit, në Kodrën e Pajtimit, ka filluar edicioni i 33 I Festivalit “Hasi Jehon”. Festivali nisi me ekspozitën e prodhimeve të bukës, ndërsa festivalin e hapi drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit Adem Morina. Mikëpritësi ShKA “Malësori” e hapi mbrëmjen e parë ndërsa Shoqëritë Kulturore Artistike Çeta e Profetëve, Deçani nga Deçani dhe Katarina Josip inga Zymi u paraitën me programet e tyre.
Haziz Hodaj: Po është e vërtetë bukën e kemi armën kryesore, është trashëgima jonë shpitrtërore, por edhe trashëgimia jonë ekzistenciale
Haziz Hodaj, drejtor i Festivalit falenderoi pjesëmarrësit e pranishëm.
“Ne hasajnët kur të bëjmë postime, në mënyrë ironike na thonë, hajt shkoni qitni bukë ju hasjanët, se nuk dini tjetër sen. Po është e vërtetë bukën e kemi armën kryesore, është trashëgima jonë shpitrtërore, por edhe trashëgimia jonë ekzistenciale, kështu që në hapje të Festivalit në dhjetëvjetëshin e fundit e kemi praktiku që ta hapim edhe ekspozitën e prodhimit të bukës, të gjitha prodhimeve, duke filluar nga buka e misrit, bukën pogaqe deri te prodhimet më moderne të furrave për të tregu se ne jemi hasjanë, por dimë edhe punë të tjera me bo.
Adem Morina: Hasi Jehon festival mbarëkombëtarë
Adem Morina, drejtor i Kulturës Rinisë dhe Sportit pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit Shaqir Totaj, i cili gjindet në një udhëtim zyrtar dhe uroi edicionin e 33 të Festivalit “Hasi Jehon”.
Festivali Hasi Jehon na ka munguar qe dy vite, në kohën e pandemisë, kështu që erdhi viti 2022 që Hasi dhe jo vetëm Hasi, por të gjitha trevat shqiptare, ta kemi një festival mbarëkombëtar. Ne si Drejtori e Kulturës jemi pran Festivalit “Hasi Jehon dhe të gjitha atyre festivaleve që promovojnë vlerat kulturore, të trashëgimisë, kështu që e përgëzoj drejtorin e Festivalin dhe ju urojmë suksese të gjitha grupeve arstistike” tha ai.
Vlora Misurica: Ju falenderoj që po e ruani këtë traditë
Drejtoresha e Radio Kosovës, Vlora Misurica tha se dhe se është kënaqësi e jashtëzakonshme që jemi sot këtu.
“Ne kemi qenë në forma të ndryshme pjesë e festivalit, e kemi përcjellë gjithmonë duke e vlerësuar jo vetëm si aktivitet por është një pasuri kombëtare e gjithë kjo që ndodh këtej duke filluar nga veshja, nga cdo gjë që bëhet aq bukur. Ne gjithmonë i këmi dhën hapësirë në Radio Kosovë dhe në Radio Televizionin e Kosovës. Ju falenderoj që po e ruani këtë traditë, tha ajo.