Festivali i qershisë nuk mbetet mbrapa nga karnavali në Rio
Ankara, 5 qershor - Festivali i sivjetshëm tradicional Ndërkombëtar i qershisë në Tekirdag në Turqinë Veriperëndimore, nuk mbetet mbrapa nga karnavali në Rio de Janeiro.
Mes pjesëmarrësve të cilët kanë tërhequr një interes më të madh në kortezhin e karnavaleve qenë orkestra e frymëmarrjes së Varnës dhe ansamble nga Bullgaria. Spektatorët vërejtën me shumë kureshtje dhe vallëzimet e interpretuesve nga Afrika, Brazili dhe Kolumbia. Parakalimi i pjesëmarrësve me rroba shumëngjyrëshe, maska, flokë artificial dhe kurora prej puplave kaloi përmes rrugëve të qytetit.
Kryetari i bashkisë i Tekirdagut premtoi se gjatë viteve të ardhshme festa do të bëhet edhe më e madhe dhe shënoi se, një pjesë prej shfaqjeve të planifikuara për këtë vit kanë qenë të anuluara për shkak të situatës së përgjithshme në Turqi.