Ferizaj bëhet me qendër rinore dhe kinema
Ministri Shala e vlerësoi bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të thellohet edhe në të ardhmen në projekte tjera. Shala u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në këtë qendër.
Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të përmirësojë infrastrukturën në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, në mënyrë të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e këtyre sektorëve me rëndësi për shtetin e Kosovës.
Ky projekt që është në bashkëfinancim mes MKRS-së dhe komunës, është një objekt me rëndësi të veçantë, që i ndihmon kulturës dhe rinisë së Ferizajt - u shpreh Shala.
MKRS-ja, në bazë të Memorandumit me Komunën e Ferizajt, gjatë vitit 2016, në këtë projekt, do të investojë 250 mijë euro.
Gjithashtu, ministri Shala vizitoi Palestrën e Sportit të Ferizajt, ku ishin duke u zhvilluar garat rajonale të sportit shkollor.