Fëmija i parë i Beyonce dhe Jay Zi do të jetë vajzë
Los Angelos, 28 tetor - Fëmija i parë i yllit të popit amerikan Beyonce dhe këngëtarit të muzikës rep Jay Zi do të jetë vajzë.
Burime të afërta me çiftin thonë se këngëtarja ishte shumë e gëzuar kur mori vesh se do të lindë vajzë, pasi dëshiron të vendosë kontakte të njëjta siç ka me nënën e saj, Tinën.
Qëkur ka marrë vesh gjininë e foshnjës, ylli i muzikës pop ka nisur rregullisht të bëjë soping për të blerë gjëra për vajzën.
Beyonce ka zbuluar se nuk është e shqetësuar aspak se si do të gjendet në rolin e nënës, duke thënë se shtatzënia e saj po ecën mirë.
Çdo gjë po ecën mirë. Jam shumë e lumtur, e kam dashur dhe kam ndjerë se kjo është koha e duhur për tu bërë nënë. Kam ndjerë po ashtu të njëjtën gjë kur jam martuar. Nuk kam dashur të nxitohem për asgjë, çdo gjë ka shkuar në mënyrë natyrale, është shprehur ajo.