FDH hap ekspozitën “TPNJ: Rasti i Kosovës 1998-1999’ në Kamenicë
Kamenicë, 11 nëntor - Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon hapjen e ekspozitës multimediale “TPNJ: Rasti i Kosovës 1998-1999’ në Kamenicë.
Kjo ekspozitë është mundësuar me bashkëpunimin e Komunës së Kamenicës dhe përkrahjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Nëntë videot, me një kohëzgjatje prej 97 minutash, ofrojnë dëshmi për: negociatat e dështuara dhe fillimin e konfliktit në Kosovë, sfidat me të cilat u perball TPNJ gjatë hetimit të krimeve të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës, si dhe modelin e krimeve të shpjeguara nga të mbijetuarit dhe dëshmitarët të vrasjeve masive.
Videot tregojnë se si ishin fshehur krimet dhe se si u zbuluan varrezat masive.
Videot gjithashtu paraqesin gjetjet e vendimeve të Tribunalit të Hagës në rastet kundër udhëheqjes politike, ushtarake dhe policore serbe në ndërmarrjen e përbashkët kriminale, si dhe krimet e kryera në zonat përgjegjëse të UÇK-së.