15 Janar 2025

“Fati dhe Stinët”, ëndërra e Blertës që u bë realitet

Tiranë, 11 maj - Blertë A. Prebreza, nga Shoqata e Shrimtarëve “ Naim Frashëri”, nga Fushë Kosova, dje,  në Tiranë,  ka bërë përurimin e librit të saj të dytë  novelë të titulluar “ Fati dhe Stinët”,  të ndarë në tri cikle, në të cilin përmes stinëve të vitit shkrimtarja flet për fatin e njeriut.

Shkrimtarja Blertë A. Prebreza, duke u krahasuar me shkrimtarët e mdhenjë shqiptarë si  Anton Pashku,  Ali Podrimjen, e Azem Shkreli,  nga kritikët letërar e njerëz të artit dhe letërsisë të pranishëm në këtë përurim,  u tha se ky libër është një fillim i mbarë  i shkrimtarës së re,nga Fushë Kosova,  e cila po hap një faqe të re në letërsin Kosovare, përmes së cilës po thyen mure dhe po hap shtigje e ura të reja.

Me këtë rast, redaktori  i librit “ Fati dhe Stinët”, Demir Gjergji, shkrimtar nga Shqipëria,  është shprehur se  libir i Blertës, nuk është vetëm libër i saj, por është libër i gjithë shqiptarëve, i gjithë lexuesëve kudo që ata janë, sepse nuk përmban të folne zonale , por është shkruar në gjuhen e kombit.

“Blerta, vjenë si pararardhëse  do ta quaja të një gjenerate të re, të asaj letërsije e cila do të bëhet në Kosovë , asaj letërsie  e cila ka filluar të bëhet me Blertën e disa shkrimtar të tjerë të rinjë. Tek libir i saj,  Blerta,  me zgjuarsinë, talentin dhe pasionin e vetë, i ka  kapërcyer  të folnet zonale, dhe ka shkuar te gjuha e kombit, tek gjuha kombëtare,  dhe pikërisht për këtë arsyeje ajo kishte një dëshir të madhe që promovimin e librit ta bënte  këtu ,  në Tiranë” shprehët Demir Gjergji.

Gjergji më tutje shton se  çdo njëri lexues  gjatë leximit të këtij librit, në një formë ose tjetëren e ndien vetën edhe si “autor” të këtij librit , duke e gjetur edhe vetë veten brenda këtij librit.

“ Blerta,  me fjalen e saj , dinë  të bëjë autor  të librit të saj. Duke e lexuar këtë libër ti i mendon, mendon i  përthith mesazhet e autorës, por edhe i jep mesazh  vetës dhe të tjerëve, përderisa je duke e lexuar vepren e Blertës”, shprehët në mes të tjerash Demir Gjergji.

Ndërkaq,  recenzenti i librit, Asllan Qyqalla , duke folur për librin “ Fati dhe Stinët”, autoren e ka cilësuar si një shkrimtare tashmë të formuar në letersinë shqipe, e cila  në novelën e sajë të gërshetuara me aq mjeshtëri e të rrahura me trajtesa të temës imagjinative e reale, paraqet opusin e saj dhe sensin e një shkrimtareje me të ardhëme të talentuar  e cila premton shumë.

“ Shkrimtarja Blertë A. Prebreza, tani më e njohur në letersin tonë, pikërisht pas një viti të botimit të librit të parë me tregime “ Hija e dritës”, na sjell librin e dytë me prozë me novela “ Fati dhe Stinët”. Në këtë përmbledhje me tri pjesë, të gërshetuar aq mjeshtërisht e të rrahur më trajtesa të temës imagjinative e reale, na paraqet gjithë opusin e saj dhe sensin e një shkrimtareje të ardheme të talentuar, e cila sa vjen, arrin pjekurin artistike të lërimit të prozës sonë” është shprehur Asllan Qyqalla.

Qyqalla më tutje ka shtuar se shkrimtarja është e inspiruar  nga shkrimtarët e mdhenjë që kanë shkruar novela,  ndërsa frytet e këtij inspirimit autorja i “derdhë”, në librin e sajë. 

Ndërkaq,kritiku letrar,  Behar Gjoka, nga Shqipëria, duke folur për autoren dhe për librin e saj të sapo botuar, por edhe për libin e parë të Blertës ka thënë se në këtë libër është zëri i Blertës, është zëri i brezit të ri i cili kërkon të bëjë një histori të re.  

 “Me sa duket,  letërsia, di të shemb mure, di të hedhë ura, dhe një prej këtyre  urave është libri i Blertës.  Është rasti i parë që më përputhet libri me autorin. Kjo përputhje,  le të themi është një koeqidencë, dhe me sa duket libri dhe autori, janë përputhur me shenjëzimin estetik.”

“Në këtë libër, është zëri i Blertës, është zëri i brezit, është zëri i atyre  të cilët e dinë historinë, por nuk ju intereson shumë. Atyre që kërkojnë të bëjnë historinë e vet,  historin e brezit”, shprehet Gjokaj, duke shtuar se ky libër nuk është vetëm një fillim i mbarë, por është një fillim për të ofruar shumë më shumë se sa deri këtu,  është një stacion që fillon udhëtimin për të vajtur të shenjat e duhura. Në këtë libër, nuk ka subjekte, rrjedhë ngjarjesh , apo përsonazhe sepse nuk ka, është Blerta, është vetë zëri i saj, i cili na thotë: “Unë jam këtu dhe pretendoj të bëhem  diqka në letërsi”, përfundon Behar Gjoka.

Ndërkaq, autorja e librit, Blerta Prebreza, duke i falenderuar të gjithë ata që kanë bërë të mundur botimin e këtij librit shprehet: “Nuk e ndiej veten kompetente të flas për librin, jo pse (s) është libri im, por sepse ,  për librin flasin vetë shkronjat e shkruara në të, flisni vetë ju të ndëruar shkrimtar, kritik e letrar të pranishëm në këtë përurim.”

“Por, dua të themë se botimi i librit në Tiranë, për mua do të thotë, ëndrra ime,  cila prisja të bëhet realitet në një moshë më të shtyer, por sot ëndërra ime u bë realitet,  ëndërra ime më e madhe që e prisja të ndodhëte në një moshë të shtyer, ndodhi sot…”, u shpreh në mes të tjerash autorja e librit Blertë A. Prebreza, duke i paralajmëruar të pranishëmit se së shpejti do të botoj edhe romanin  e saj të parë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)