Fansi i Madonnas, në trajtim psikologjik
SHBA, 26 shtator - Një mashkull i cili ishte arrestuar jashtë shtëpisë së pop superyllit, Madonna, është duke u përballur me një vlerësim të gjendjes së tij psikologjike, në kohën kur prokurorët janë duke proceduar rastin kundër tij.
Robert Linhart ishte arrestuar nga policia, pasi ishte parë shumë pranë shtëpisë së Madonnas, duke shprehur shenja dashurie për yllin e pop muzikës.
Tani prokuroria e akuzon atë për mbajtje të armëve pa leje, thyerje të kodit të mirësjelljes, bërjen e grafitëve, posedimin e veglave për grafiti dhe refuzimit për arrestim.
Ai u dënua së fundmi me 20 mijë dollarë për këto akuza, por rasti nuk ka përfunduar ende.
Gjykatësit kanë kërkuar që të testohet gjendja e tij mendore, para rifillimit të procesit gjyqësor ndaj tij.