Fansat izraelitë të Metallica do të bojkotojnë koncertin
Telaviv, 4 mars - Fansat izraelitë të grupit të hard rrokut "Metallica" janë shprehur se do ta bojkotojnë koncertin e grupit legjendar amerikan që do të zhvillohet në Tel Aviv. Arsyeja e këtij bojkoti është çmimi i lartë i biletave të këtij koncerti.
Anëtarët e grupit legjendar kanë caktuar datën 22 maj për të kënduar në Izrael, që do të jetë koncerti i parë që nga viti 1999 në këtë vend.
Organizatorët e koncertit kanë njoftuar se çmimi i biletës do të jetë nga 159 dollarë, ndërsa kjo ka shkaktuar pakënaqësi ndërmjet fansave
Më shumë se 500 fansa të këtij grupi, janë betuar në adresën virtuale të Facebook-ut se do ta bojkotojnë koncertin duke propozuar që çmimi i biletave duhet të jetë të paktën sa gjysma e çmimit aktual.