‘Exil’ nga Visar Morina kandidat për Golden Globes 2021
Artikulli i Golden Globes parafrazon regjisorin duke theksuar se filmi është pjesërisht autobiografik - Visari ishte 15 vjeç kur migroi në Gjermani.
Megjithatë Visari elaboron që filmit paraqet diçka edhe më univerzale se sa përvoja e një emigranti: “Për sa i përket Xhaferit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë. "
Vitin që lam pas Exil-i pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale, për ta fituar më vonë Zemrën e Sarajevës, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës.
Në tetor filmi i Visarit Morinës u zgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars.
Filmi përcjellë Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë.