Eva Longoria rrezaton në Kanë
Kanë, 18 maj - Nuk ishte premierë e ndonjë filmi të saj, megjithatë Eva Longoria bëri një kalim spektakolar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.
Aktorja 38-vjeçare shkëlqente e veshur me një fustan ngjyrë floriri të gjatë, por që linte zbuluar një pjesë të kurrizit të saj dhe po ashtu nxirrte në pah edhe kryqin tatuazh në shpinë.
Fustani ishte zgjedhur nga koleksioni i Zuhair Murad. Eva është fotografuar me këtë tatuazh, ndërsa ka patur të veshura bikini, por kurrë më parë nuk e kishte zbuluar gjatë shfaqjeve të saj në tapetin e kuq.