Eva Longoria kryeson listën, fitoi 8 milion paund në një vit
Hollywood, 1 tetor - Ylli i serialit Gra të Dëshpëruara Eva Longoria kryeson listën e aktoreve të televizionit më të paguara pasi ka fituar plot 8 milion paund në një vit.
Ajo përballet kështu me 41 vjeçaren Tina Fey shfaqja e së cilës 30 Rock është një hit i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
36-vjeçarja Longoria tanimë është përfshirë në linjën e kozmetikeve L`Oreal dhe kompaninë LG electronics.
Koleget e Longorias Marcia Cross dhe Teri Hatcher e ndjekin atë në listën Forbes me 6 milion paund dhe 5 milion paund respektivisht. Sakaq, Courtney Cox ka fituar shumën prej 4.5 milion paund.