Eva Herzigova shkëlqen në Kanë
Kanë, 18 maj - Shi fotografish, duartrokitje dhe ulërima të fansave. Kështu është pritur Eva Herzigova teksa kalonte tapetin e kuq të festivalit të Kanës.
Ish-modelja çeke ka mbërritur të dielën në Croisette ku do të shfaqet për herë të parë filmi i saj i fundit.
Bëhet fjalë për La princesse de Montpensier, i regjisorit Bertrand Tavernier.