Eurovizion, Shqipëria eliminohet në gjysmëfinale
Prishtinë, 11 maj - Kënga e Aurela Gaçes “Feel the Passion”nuk fitoi mjaftueshëm vota për t’i siguruar vendin e finalistes në edicionin e 55-të të Festivalit Evropian të Këngës. Kësisoj kënga me kompozim të Shpëtim Saraçit e tekst të Sokol Marsit ka dështuar që t’ua mbushë mendjen evropianëve që t’i japin vizën për në natën e së shtunës ku do të zgjidhet fituesi.
Gaçe, e cila ka dalë në skenë nën përcjelljen e tre zërave përcjellës, një bateristi dhe një kitaristi, para një dite kishte thënë se “Evropa do të na mbajë mend këtë vit”.
Nga gjithsej 19 shtete konkuruese sa u prezantuan në natën e parë gjysmëfinale, 10 prej tyre siguruan finalen: Serbia, Lituania, Greqia, Azerbejxhani, Gjeorgjia, Zvicra, Hungaria, Finlanda Rusia dhe Islanda.
Këtyre do t’u bashkëngjiten edhe dhjetë shtete të tjera që do të përzgjidhen në natën e dytë gjysmëfinale, të enjten, teksa të shtunën do të mbahet finalja e madhe.