Eurovision 2014 do të zhvillohet në Danimarkë më 10 maj
Kopenhagë, 3 shtator - Nata finale e edicionit të 59-të të këtij konkursi është caktuar më 10 maj, pas fazave gjysmë finale më 6 dhe 8 maj, në sallën B&W, që ndodhet pranë portit.
Organizatorët e festivalit "Eurovizion 2014" kanë bërë të ditur se Kopenhagë do të zhvillojë edicionin 2014, pas fitores së Danimarkës në vitin 2013.
Kryeqyteti u zgjodh pa befasuar, ashtu si gjatë dy edicioneve të viteve 1964 dhe 2001.
Nata finale e edicionit të 59-të të këtij konkursi është caktuar më 10 maj, pas fazave gjysmë finale më 6 dhe 8 maj, në sallën B&W, që ndodhet pranë portit.
"E gjithë zona përreth sallës B&W do të shndërrohet në një ishull të Eurovizionit, ku do të gjenden delegacionet, mediat dhe fansat", deklaroi producenti i Eurovizionit 2014, Pernille Gaardbo.
Edicioni i vitit 2013 u zhvillua në qytetin fqinj të Malmoes (Suedi), që ndahet nga Kopenhagë vetëm nga një urë dhe u fitua nga këngëtarja Emmelie de Forest me baladën "Only Teardrops".