Eurosong: Rona Nishliu e 5-ta në 42 shtete, e para Suedia
Baku, 27 maj - Suedia me 372 pikë është fituesja e Festivalit Europian 2012 që u zhvillua në Baku, Azerbajxhan dhe përfundoi pak çaste më parë.
Suus, kënga e interpretuar nga Rona Nishliu, që përfaqësoi shqiptarët në festivalin e përvitshëm evropian, Eurosong, u rendit në vendin e pestë pas votimit që u krye nga 42 shtete njëri pas tjetrit.
Suus në fakt ndryshe nga vitet e tjera që prezantohej Shqipëria, mori herë pas here pikë të çmuara deri maksimale nga shtete evropiane, por gjithsesi ajo nuk i shpëtoi dot votimit gjeopolitik. Megjithatë ajo në tërë gjysmën e parë të 42 shteteve ishte thuajse gjithnjë e pesta në renditje.
Në votim morën pjesë 42 shtete. Si çdo vit rëndom edhe sivjet nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Votimi ishte kryekëput gjeopolitik, ku vendet ish-sovjetike votonin kryesisht rrotull njëra tjetrës, vendet nordike për njëra-tjetrën dhe vendet evropiano-perëndimore ndanin mes tyre votat.
Juria e Shqipërisë i ndau votat e saj nga 1 votë për Serbinë e deri 7 për Italinë, 8 për Maqedoninë, 10 për Turqinë dhe 12 për Greqinë.
Mali i Zi i dha 10 pikë Shqipërisë dhe 12, Serbisë.
Rumania 1 votë ia dha Shqipërisë dhe maksimalen 12 pikë e dha për Moldavinë
Austria i dha 8 pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet, për Suedinë.
Ukraina ia dha 12 pikët Azerbajxhanit dhe asnjë pikë Shqipërisë.
Bjellorusia i dha 12 pikët maksimale Rusisë dhe asnjë pikë Shqipërisë.
Belgjika i dha 10 pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet Suedisë.
Azerbajxhani, vend mikpritës i dha 10 pikë Rusisë dhe 12 Turqisë dhe asnjë Shqipërisë.
Malta i dha një pikë vendit tonë dhe 12, Azerbajxhanit mikpritës.
San Marino vlerësoi me maksimalet 12 pikë Shqipërinë.
Franca dha 12 pikë për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.
Mbretëria e Bashkuar dha 12 pikët maksimale për Suedinë.
Turqia i dha 5 pikë vendit tonë që ne i dhamë 10 pikë, si dhe 12 Azerbajxhanit.
Greqia i dha Shqipërisë 10 pikë ndërkohë që ne i dhamë 12 pikët maksimale dhe 12 pikët maksimale ia dha Qipros.
Bosnje-Hercegovina dha 6 pikë për ne dhe 12 pikët maksimale ia dha FYROM-it (Maqedonisë).
Moldavia i dha votat e saj kryesisht për vendet ish-sovjetike, ku 8 për Ukrainën, 10 për Azerbajxhanin kurse 12 maksimalet për Rumaninë. Ndërsa nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë.
Bullgaria i dha 12 pikët maksimale për Serbinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.
Zvicra dha 12 pikët maksimale për Shqipërinë.
Sllovenia i dha 3 pikë Shqipërisë dhe 12 pikët maksimale ia dha Serbisë.
Qipro i dha Greqisë 12 pikë ashtu siç bëri edhe Greqia me të, duke i kthyer kështu reston dhe duke treguar edhe një herë votimin e pastër gjeopolitik.
Kroacia po ashtu bëri votim gjeopolitik. Ajo i dha 5 pikë Shqipërisë dhe 12 pikët maksimale i dha për Serbinë.
Sllovakia ia dha votat e saj për vendet ish-jugosllave dhe nuk dha asnjë pikë për Shqipërinë.
FYROM - Maqedonia i dha Shqipërisë 12 pikët maksimale i akordoi për Shqipërinë ndërkohë që ne i dhamë 8 pikë.
Holanda i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.
Portugalia i dha 12 pikët e saj maksimale për Spanjën dhe asnjë pikë për Shqipërinë.
Islanda i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.
Suedia i dha një pikë Shqipërisë dhe 12 maksimalet ia dha Qipros.
Norvegjia i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.
Lituania i dha 12 pikët e saj për Azerbajxhanin dhe asnjë pikë për Shqipërinë.
Estonia dha 12 pikët për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.
Danimarka dha 5 pikë për Shqipërinë dhe 12 pikët për Suedinë.
Latvia dha 1 pikë për vendin tonë dhe 12 për Suedinë.
Spanja dha 12 pikë për Suedinë dhe asnjë pikë për Shqipërinë.
Finlanda dha 6 pikë për ne dhe 12 pikë për Suedinë.
Gjeorgjia dha 3 pikë për ne dhe 12 për Lituaninë.
Italia i dha 12 pikët maksimale për Shqipërinë dhe kjo e kuptueshme pasi shqiptarët në Itali kanë votuar me sms masivisht për këngën shqipe.
Serbia na dha një pikë dhe 12 për FYROM-Maqedoninë.
Gjermania dha 6 pikë për ne.
Rusia dha 12 pikët e saj për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.
Hungaria dha 8 pikë për ne dhe 12 për Suedinë.
Izraeli i dha 12 pikët për Suedinë dhe asnjë për Shqipërinë.
Irlanda mbylli procesin e votimit dhe i dha 12 pikët e saj maksimale për Suedinë.
Pikët që mori kënga Suus
10 pikë nga Mali i Zi
1 pikë nga Rumania
8 pikë nga Austria
10 pikë nga Belgjika
1 pikë nga Malta
12 pikë nga San Marino
5 pikë nga Turqia
10 pikë nga Greqia
6 pikë nga Bosnje-Hercegovina
12 pikë nga Zvicra
3 pikë nga Sllovenia
5 pikë nga Kroacia
12 pikë nga FYROM Maqedonia
1 pikë nga Suedia
5 pikë nga Danimarka
1 pikë nga Latvia
6 pikë nga Finlanda
3 pikë nga Gjeorgjia
12 pikë nga Italia
1 pikë nga Serbia
6 pikë nga Gjermania
8 pikë nga Hungaria