Eurosong, kënga shqiptare arrin në finale
Oslo, 26 maj - Këngëtarja shqiptare Juliana Pasha me këngen Nuk mundem pa ty ka arritur të kalojë me sukses gjysmefinalen e Eurosong duke u kualifikuar për në finalen e 29 majit të këtij eventi muzikor.
Me votat e jurisë dhe të publikut nga 17 vende pjesëmarrëse në gjysmefinalen e parë të Eurosong-ut këngëtarja shqiptare arriti të futet ne 10-en me të mirë të këngetarëve të cilët do të vazhdojnë aventuren e tyre për në finalen e Oslo 2010.
Dhjetë finalistet e parë plotesohen me Bosnjë-Hercegovinen, Moldavinë, Rusinë, Greqinë, Portugalinë, Bjellorusinë, Serbinë, Belgjiken dhe Islanden.
25 finalistet do të kompletohen pas percaktimit te 10 të tjerëve në gjysmefinalen e dytë të enjten, të cilët do t\'i bashkangjiten Gjermanisë, Anglisë, Frances e Spanjes që kualifikohen direkt në finale bashkë me vendin organizator, Norvegji.