06 Janar 2025

European Cultural Parliament mbahet edhe në Prishtinë

Prishtinë, 14 prill - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe European Cultural Parliament do të nënshkruajnë sot, Memorandum Bashkëpunimi për mbajtjen e sesionit të 13-të të European Cultural Parliament në Prishtinë.

Pas nënshkrimit të memorandumit mes dy institucioneve, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe   Karl – Erik Norman, sekretar i përgjithshëm i ECP-së, do të mbajnë konferencë për media.

Berlini dhe Edinburgh kanë qenë qytetet evropiane që së fundi kanë organizuar sesionet e ECP-së.

Mbajtja e këtij sesioni në Prishtinë do të përkrahet edhe nga Këshilli Britanik i Kosovës. Sesioni do të mbahet në muajin Tetor, dhe në Prishtinë për tri ditë do të qëndrojnë mbi 120 njerëz të artit nga Evropa.

Anëtarë të ECP-së nga Kosova, të emëruar nga Ministri Krasniqi janë Eliza Hoxha dhe Veton Nurkollari.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)