29 Dhjetor 2024

EU dhe UNDP mbajn punëtori për trashëgiminë kulturore në Prishtinë

Prishtinë, 26 janar - Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK), i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë sot punëtori innovative të trashëgimisë kulturore në Prishtinë.

Në punëtori do të mblidhen të rinjtë e moshës 16 deri 25 vjeç për të inkorporuar teknikat projektuese të të menduarit për të pajisur pjesëmarrësit me njohuri që të angazhohen në trashëgiminë kulturore në një mënyrë inovative.

Pjesëmarrësit do të mësojnë si të hartojnë zgjidhjet e tyre për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe si ti zbatojnë ato në veprim.
 
Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës do ta hapë ngjarjen me një fjalë rasti si dhe gjatë punimeve do të ketë prezentim nga përfaqësues të organizatës Trashëgimia Kulturore Pa Kufij, Kosovë. Pasdite, rreth orës 15:00 pjesëmarrësit do të vizitojnë Muzeun Etnologjik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)