Esquire: Rihanna femra më seksi
Los Angelos, 12 tetor - Rihanna është përzgjedhur nga revista Esquire si femra më seksi që jeton ende.
23 vjeçarja ka marrë këtë çmimi duke u bashkuar grupit të emrave si Minka Kelly, Jessica Biel, Halle Berry dhe Scarlett Johansson.
23 vjeçarja përveç bukurisë është kthyer edhe në artisten e cila ka thyer rekordet që më parë mbaheshin nga mbretëresha e popit, Madonna.
Ajo që e bën të veçantë dhe tërheqëse Rihannën duket se janë provokimet që ajo bën në skenë dhe sa herë shfaqet në media por vetë ajo thotë se asnjëherë nuk përpiqet të jetë provokative.