Është përuruar libri më i ri i profesorit universitar dr. Veton Latifit
Profesor Latifi në librin e tij ka nxjerr në pah vështirësitë në bashkëpunim në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s në fushën e menaxhimit të krizave në Evropë dhe në fqinjësi të saj pas aspiratave ambicioze të BE-së, për një rol më udhëheqës të saj të synuar që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës.
Me librin e tij më të ri profesor Veton Latifi ka arritur ti identifikojë perspektivat e relacioneve të ardhshme mes të NATO-s dhe BE-së dhe skenarët e potencialet e mundshme në menaxhimin e krizave në të ardhmen, si dhe propozon modelet konkrete për zhvillimin e relacioneve funksionale të ardhshme mes NATO-s dhe BE-së, duke sugjeruar njëkohësisht edhe konceptimet dhe agjendat e reja më reale të sigurisë ndërkombëtare.