25 Dhjetor 2024

Eric Bib hedh në treg albumin “Deeper in the well”

New York, 9 prill - Artisti Eirc Bibb ka hedhur në treg albumin me titull “Deeper in the well” i cili është një përmbledhje me këngët e viteve 60 në muzikën country bluz.

Në këtë album ai ka interpretuar disa prej këngëve të emrave më legjandarë të kësaj muzike në Shtetet e Bashkuara.

Këshillën më të mirë për të interpretuar në kitarrë, Eric Bibb e ka marrë nga Bob Dylan i cili i pat thënë atij që të luante thjesht e të harronte zbukurimet kur interpretonte. 

Ericu ishte 11 vjeç kur Dilan i dha këtë këshillë dhe që prej atëherë ai nuk e ka harruar atë.  Ai e nderon Dilanin  me një version të ri të pjesës “ The Times thay are a changing”.

Eriku udhëtoi në zemër të zonës Kajun pranë Lafayett-it pranë Louisianës për të regjistruar albumin me tinguj folk dhe bluzit creol.

I lindur e rritur në New York, Eric e trashëgoi nga i ati pasionin për muzikën . Babai i tij ishte aktori dhe këngëtari i muzikës folk Leon Bibb. Xhaxhai i tij ishte pianisti John Lewis i kuartetit të Jazzit modern, ndërsa miq të familjes së tij ishin yjet e muzikës folk Pete dhe Odeta Seeger.

Ndikimi i hershëm i Erikut ishte muzika klasike dhe muzka jazz, por mbasi u zhvendos në Europë, ai vendosi që të përqëndrohej tek muzika bluz. Ai thotë:’ Mendoj se bluzi është gjuhë e cila është perfekte për të shprehur gjithka që të ka ndodhur në jetë”.

Taj Mahal është një prej heronjve të muzikës për Ericun, i cili kompozoi “Every wind in the river”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)