Enrique Iglesias lëndohet gjatë koncertit të tij në Meksikë
Meksikë, 2 qershor - Këngëtari i njohur spanjoll Enrique Iglesias i lëndoi gishtat e dorës të shtunën gjatë koncertit të tij në Tijuana të Meksikës mirëpo edhe përkundër kësaj ai e vazhdoi koncertin edhe për gjysmë ore.
Ai u trajtua fillimisht nga ekipi i skenës në mënyrë që të ndalte gjakderdhjen nga gishtat.
Pas përfundimit të koncertit ai u dërgua në spital për mjekim të mëtejm e më pastaj u kontrollua te një specialist në Los Anxhelos.
Përndryshe Iglesias do ti kthehet turneut të tij në Meksikë me datën 3 korrik.