Eneda Tarifa, fituese e Top Fest 7
Tiranë, 24 maj - Spektakel i magjishem! Emocione, të papritura, duartrokitje, dritherima; në këtë atmosferë u mbyll nata finale e festivalit me të madh të muzikes moderne shqiptare 'Top Fest 7'.
"Ju falenderoj të gjithëve ju, drejtuesit e festivalit, kolegët e mi, kompozitorin, familjën time dhe të gjithë publikun që me ka mbeshtetur", u shpreh Tarifa menjëherë pasi mori çmimin e madh të eventit.
Mbremja u zhvillua në një atmosfere elektrizuese në sallen e Pallatit te Kongreseve, ku publiku nuk reshti se mbeshteturi të preferuarit e tij. Nen drejtimin energjik te Ledion Licos dhe Albana Osmanit, festivali mbylli siparin e tij, por kënget e prezantuara në këtë edicion pa diskutim që do të vazhdojne te jenë të preferuarat tuaja edhe për shumë kohë, ndërsa do të mund t'i shijoni në ekranet e televizioneve muzikore dhe në valet e radiove.
10 cmimet e tjera
Videoklipi me i mire: Leonora Jakupi;
Best Hip Hop & R&B: Jonida Maliqi dhe Big Basta;
çmimi Radiofonik nga Top Albania Radio: NRG Band
çmimi i Internetit: Noizy ft Lil Coli
çmimi Kengetarja me e Mire Femer: Besa Kokedhima
çmimi Kengetari me i Mire Mashkull: Valon Shehu
çmimi Artisti me i Mire i Ri: XXL
çmimi Best Pop&Rock: Kamela
çmimi Grupi me i Mire: Troja
çmimi Interpretuesja me e Mire: Mariza Ikonomi