10 Janar 2025

Ëndrra e Leonit dhe Prej nga rrjedh emri Prishtinë përrallat më të mira

Prishtinë, 5 qershor - Konkursi “Përralla më e mirë për Prishtinën” që u realizua sivjet për herë të parë në kuadër të kampanjës “Prishtina lexon” ka gëzuar më së shumti dy fitueset kryesore, Jora Zenelin nga shkolla “Meto Bajraktari” me përrallën “Ëndrra e Leonit” dhe Edlirë Malokun me përrallën “Prej nga rrjedh emri Prishtinë” nga shkolla “Hasan Prishtina”.

Jora është shpallur fituese e kategorisë deri në moshën 11 vjet me përrallën “Ëndrra e Leonit” ndërsa Edlira nga shkolla “Hasan Prishtina” është fituese për grupmoshën deri në 16 vjet me përrallën “Prej nga rrjedh emri Prishtinë”.

Në një ceremoni ku nuk munguan as prindërit dhe mësimdhënësit e nxënësve që hynë në garë të ngushtë për t’u shpallur fitues të kësaj gare, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha me pak fjalë se kjo ditë është dita e fëmijëve dhe se atyre iu takojnë të gjitha meritat për zellin dhe imagjinatën e tyre. Ahmeti tha se në Prishtinë ka fëmijë të jashtëzakonshëm të cilët vetëm duhet përkrahur. Ndërsa, drejtoreshat Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci thanë se aktivitete të tilla do të mbështeten në vazhdimësi nga Drejtoria e Arsimit, përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, madje ato i informuan nxënësit se së shpejti do të botohen edhe  një libër me 30 përrallat më të mira të këtij edicioni.

Fituesit për grupmoshat 7 – 11 vjeç

Vendi i I - rë: “Ëndrra e Leonit”, Jora Zeneli, shkolla Meto Bajraktari

 Vendi i II - të: “1 Qershori”, Aniset Cej, shkolla “Elena Gjika”

Vendi i III - të: “Vendi i harruar”,  Rrona Xhaferi, shkolla “Xhemajl Mustafa”

 Fituesit për grupmoshat  12 – 16 vjeç

Vendi i I - rë: “Prej nga rrjedh emri Prishtinë”, Edlirë Maloku, shkolla “Hasan Prishtina”

Vendi i II - të: “Përrallë për Prishtinën”, Rea Gërvalla nga shkolla “Nazim Gafurri

Vendi i III - të: “Flutura e Dëshirave”, Elma Krasniqi nga shkolla “Xhavit Ahmeti”.

Pjesë e jurisë ishin: Shqiponjë Kamberi, Jehona Xhafer, Sylejman Pireva, Bora Shpuza - Kasapolli, Hidajete Hoxha, Agime Rukovci.

Përrallat fituese do të publikohen në gazetën “Koha Ditore”. Fituesit janë shpërblyer edhe me një shumë solide të hollash për të blerë libra, si dhe të ndjekin kurse falas për një cikël në gjuhën angleze në “New Age School”, ndërsa Edlirë Malokut ka fituar edhe të drejtën e botimit të një libri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)