Emma Watson me imazhi të ri
Londër, 13 nëntor - Flokë të shkurtër dhe një fustan i zi. Ky është imazhi i ri i magjistares së Harry Potter, fatinës sensuale Emma Watson. Në premierën e fundit të filmit, në Londër, Emma ka marrë vëmendjen e mediave me look-un e saj të ri.
Ndërkohë kolegët e saj Daniel Radcliffe e Rupert Grint, ishin veshur thjesht me xhaketë dhe kemishe.
Emma, me mbarimin e Harry Potter është ndjerë e trishtuar por edhe e lumtur, sepse tani mund të bëjë cfarë të dojë me pamjen e saj, pa qene e sforcuar të ruajë tiparet e personazhit Hermionë.