Emma Thompson në Men in Black III
Hollywood, 3 tetor - Emma Thompson është në bisedime për të interpretuar në filmin e tretë të serisë Men in Black që do të drejtohet nga Barry Sonnenfeld dhe ka sërish si protagonistë Will Smith e Tommy Lee Jones.
Një pjesë e mirë e historisë kthehet në kohë deri në 1969-ën dhe shikon Josh Brolin në rolin e Tommy Lee Jones i ri.
Thompson, sipas Heat Vision, duhet të interpretojë një supervizor të Men in Black, agjenten Oh.
Regjistrimet do të fillojnë në Nju Jork në fund të tetorit.