Emma Stone: Nuk e ndjej peshën e famës
Hollywood, 2 tetor - Emma Stone ka deklaruar në një intervistë për revistën Empire se nuk ndikohet nga popullariteti që ka fituar tashmë që është në botën e kinemasë dhe se jeta e saj vazhdon normalisht.
Nuk mendoj dhe nuk përgatitem për ato që do të ndodhin në të ardhmen. Thjesht i marr gjërat si të vijnë, shprehet protagonistja e Easy A.
Kishte njerëz që më thonin se jeta ime do të ndryshonte në mënyrë drastike, por nuk ka qenë aspak kështu. Jeta ime është e njëjta, shton Stone.
Duket se me këtë qetësi me të cilën e përballon realitetin e Hollywood-it, aktorja 22-vjeçare do të shkojë shumë larg.