Emma Roberts nis karrierën serioze në kinematografi
Hollywood, 17 nëntor - Emma Roberts ka nisur karrierën serioze në kinematografinë botërore pasi u bë e famshme me disa filma për fëmijë në fillimet e karrierës. 21-vjeçarja, mbesa e të famshmes Julia Roberts, do të interpretojë së shpejti në filmin Adult World.
Emma do të luajë rolin e një vajze që sapo ka marrë diplomën dhe beson se fati i saj është të bëhet poete, por e gjen veten duke punuar në një librari që shet libra për të rritur.
Duke parë imazhet e para duket se filmi do të ketë disa skena të nxehta me të cilat Emma Roberts nuk është mësuar aspak.
Në film interpretojnë gjithashtu Evan Peters dhe John Cusack. Adult World do të dalë në vitin 2013.