Eminem pranon ankesa për zërin e tij gjatë koncertit në Wembley
Londër, 15 korrik - Këngëtari i njohur 41 vjeçar Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, ka mbajtur dy koncerte në Stadiumin Wembley të premten dhe të shtunën e kaluar.
Sidoqoftë shumë njerëz nga audienca janë ankuar nëpër rrjete sociale për cilësinë e dobët të zërit e disa të tjerë kanë shkuar aq larg sa që kanë thënë se ylli ishte i ,,padëgjueshëm".
Stadiumi Wembley e ka adresuar çështjen e zërit të Eminem pas performancës së të premtes por e njëjta gjë ka ndodhur edhe natën e dytë.