Eminem me film të ri
Hollywood, 15 dhjetor - Reperi Eminem pritet edhe një herë të grumbullojë fansat e tij nëpër kinema me rolin e ardhshëm në filmin "Southpaw".
Eminem bëri një rikthim spektakolar në top listat muzikore këtë vit me publikimin e albumit "Recovery".
Por ai tani dëshiron të ndezë edhe një herë top listat e filmave, me rolin e parë filmik që nga filmi gjysmë autobiografik "8 Mile" në vitin 2002.
Eminem do të luajë një boksier të peshave të lehta i cili bëhet kampion, dhe i cili goditet nga një tragjedi personale. Filmi po ashtu do të mbështetet në pjesë të jetës dhe përvojave personale të reperit, shkruan ueb faqja AllHipHop.com.