28 Dhjetor 2024

Emine Gashi bën bujë në Suedi

Stokholm, 27 maj - Emine Gashi, vajza nga Bujanovci, prej dy vitesh vazhdon mësimet në shkollën e mesme “Huddinge Gymnasiet” në Stokholm të Suedisë për modë dhe media.

Atje ajo njihet me emrin Emmy dhe është vetëm 17-vjeç. Bukuroshja, sapo i ka nënshkruar dy kontrata shumë të mira me kompanitë e njohura, “H&M” dhe “Kappahl” në Suedi.

Bukuria dhe eleganca e shqiptares, që ka pasion notin dhe vallëzimin, ka rënë në sy, kur ajo ishte në shkollë, ndërsa më pas i është propozuar që të pozojë për kompanitë e njohura.

Të afërmit e saj shprehen se Emmy ka në plan që, sapo të mbarojë studimet në Suedi, të kthehet në vendlindje me ëndrrën për të ndihmuar në fushën e modës në Luginë të Preshevës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)