Emily Estefan lanson këngën e saj të re
Nju Jork, 3 dhjetor - Vajza e këngëtares së njohur Gloria Estefan ka vendosur ti befasoj të gjithë përfshirë edhe prindërit e saj.
Emily Estefan, e cila njihet si këngëtare dhe bateriste, këto ditë e ka lansuar këngën e saj të re "F*&k to Be".
Muzikën e kësaj kënge e ka bërë e ëma Gloria, e cila pranon për ET se titulli i këngës është paksa ironik.
"Nga momenti që ka lind Emily ka qenë një foshnje e mrekullueshme," i tha Gloria ET-së. "Mjekët më thanë se unë nuk mund të lind më pas aksidentit por ja që kjo nuk ndodhi. Ne e kemi dashur shumë Emilyn që nga fillimi dhe ajo ishte gjithçka që ne shpresonim."