10 Janar 2025

Emilia Clarke, femra më seksi e 2015-s

Los Angeles, 14 tetor - Të gjitha vajzat e ekranit botëror po e prisnin me padurim momentin kur revista prestigjoze e meshkujve “Esquire”, do të shpallte femrën më seksi të vitit. Kjo sepse “Esquire” njihet për përzgjedhjen që bën, gjithçka e parë nga këndvështrimi i meshkujve.

Ajo ka udhëhequr ushtri, ka pushtuar qytete e madje ka luftuar me dragonj. Të gjitha këto, Emilia Clarke i ka realizuar në serialin “Game of Thrones” që i dhuroi asaj edhe famën e madhe të momentit. Bukuroshja britanike u shpall nga revista si femra më seksi e botës për vitin 2015.

28-vjeçarja ka pozuar gjysmë e zhveshur për kopertinen e nëntorit të “Esquire”. Por, kjo nuk është diçka e zorshme për aktoren, pasi gjatë 5 sezoneve të serialit, asaj i është dashur të luajë edhe skena erotike.

Linjat e Emilia nuk janë aspak të dobëta, dhe më tepër i afrohen stilit të Marylin Monroe. Ndoshta, kjo është arsyeja që prestigjozja këtë vit, e ka cilësuar aktoren si femrën më seksi të botës.

Penelope Cruz dhe Scarlett Johannson duket se i lanë stafeten e këtij viti pikërisht Emilia Clarke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)