Emërohet Komitet Selektues i Kosovës për Oscar
Prishtinë, 15 gusht - Komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit nga Kosova që do të konkuroj për filmin më të mire të huaj përbëhet nga Eshref Durmishi Kryesues, bashkë me anëtarët Agron Vula, Lendita Zeqiraj, Doruntina Basha, Kaltrina Krasniqi, Liridon Cahani dhe Imer Mushkolaj.
Ky është viti i tretë që Kosova ka të drejtë të propozoj filma në këtë kategori.
Tri dritare dhe një varje i Isa Qosjes, dhe Babai i Visar Morinës në dy vitet e fundit kanë qenë kandidat mjaft serioz, ndërsa filmi Shok i Jamie Donoghue ishte filmi i parë i metrazhit të shkurtë që dërgoi Kosovën në OSCAR.
Vendimi i komitetit selektues pritet të merret në fund të muajit shtator.