04 Janar 2025

Emërohet Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Prishtinë, 24 shkurt - Teatri Kombëtar i Kosovës ka Këshillin e ri Drejtues në të cilin bëjnë pjesë Fadil Hysaj, Igballe Qena, Haqif Mulliqi, Nëntor Fetiu, Naser Shatrolli, Visare Aliu dhe Ahmet Brahimaj, përfaqësues i MKRS-së.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, bazuar në kompetencat që i jep Ligji për Teatrot në Nenin 11, paragrafët 1, 2, 5 dhe 6 ka marrë vendim për emërimin e Këshillit të ri të Teatrit Kombëtar, i cili për katër vjetët e ardhshëm.

Këshilli Drejtues, bazuar në Ligjin për Teatrot ka këto përgjegjësi: mbikëqyrë punën e teatrit; aprovon politikat afatgjata të zhvillimit të teatrit dhe politikën artistike; me propozim të drejtorit të përgjithshëm, miraton planin vjetor buxhetor të teatrit; me propozim të udhëheqësit artistik dhe në përputhje me buxhetin vjetor miraton programin artistik vjetor të teatrit; shqyrton dhe miraton raportin vjetor financiar të teatrit; harton dhe propozon statutin, rregulloret dhe aktet tjera nënligjore të teatrit, të cilat i miraton Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit; interviston kandidatët dhe zgjedhë drejtorin e përgjithshëm dhe udhëheqësin artistik;  inicion procedurën dhe shkarkon drejtorin e përgjithshëm dhe udhëheqësin artistik;  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)