Emërohet juria për ndarjen e çmimeve Katarina Josipi
Prishtinë, 8 tetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka emëruar sot Jurinë Profesionale për ndarjen e Çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe Katarina Josipi.
Juria është në përbërje të: Doruntina Basha, dramaturge; Ilir Kabashi, regjisor; Jahja Shehu, aktor; Shefqet Gjocaj, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Emin Emini, Drejtor Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Juria funksionin e vet do ta kryejë duke u mbështetur në Rregulloren për ndarjen e Çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe Katarina Josipi.